Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike: Janë raportuar parregullsi të mundshme

17.10.2021 13:21

Parregullsi të mundshme zgjedhore janë raportuar deri te Prokuroria Themelore Publike.....

Parregullsi të mundshme zgjedhore janë raportuar deri te Prokuroria Themelore Publike. Deri te ky institucion ka arritur informacion se persona të panjohur me dy automjete po kryejnë ryshfet zgjedhor në Fushë Tophanë dhe Shuto Orizare. Është dhënë udhëzim deri te Sektori për Punë të Brendshme-Shkup që të kontrollojë pretendimet, të kontrollojë personat të cilëve iu është ofruar ryshfet dhe të identifikojë autorët e mundshëm të krimit "ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit" sipas nenit 162 të Kodit Penal. 
 
Gjithashtu deri te prokuroria ka arritur informacion edhe nga Ambasada e shteteve të Bashkuara  në të cilën thuhet se një person nga një parti politike, më 16.10.2021 iu drejtua atyre dhe ndau informacione se 83 persona të cilët janë dënuar në mënyrë të përsëritur për krime dhe janë në liri, kanë marrë armë zjarri për të penguar procesin zgjedhor  si dhe  një person tjetër – i njohur për vepra penale posedon armë dhe se ditën e votimit ai do të kryejë krime që do të rrezikojnë jetën dhe trupin e personave - anëtarë të një partie politike. Pas marrjes së njoftimit është dhënë udhëzim deri te SPB Shkup, që të kontrollohen dyshimet dhe të merren masa operative për të kontrolluar personat si dhe  për të biseduar me personin që ka dërguar informacionin deri te Ambasada e SBA-ve. 
 
Nga prokuroria njoftojnë se komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore, monitoron vazhdimisht zhvillimet në lidhje me procesin zgjedhor.
 
SANIJE DURAKU