Maqedoni

MPB: Nuk janë regjistruar shkelje më serioze

17.10.2021 14:02

Nga ministria e punëve të Brendshme thonë se deri tani nuk ka regjistruar shkelje më serioze të rendit publik gjatë votimit....

Nga ministria e punëve të Brendshme thonë se deri tani nuk ka regjistruar shkelje më serioze të rendit publik gjatë votimit. Pas hapjes së vendvotimeve deri në orën 11.00, MPB ka regjistruar dy ngjarje në zonat e SPB-së- Shkup, dhe një nga secila në Shtip, Kumanovë dhe Veles. 
 
Në sektorin për punë të Brendshme në Shkup është raportua se në vendvotimin 2600 një qytetarë i hodhi fletat e votimit në vendvotim sepse nuk I’u lejua ndihmë nga një person tjetër gjatë votimit.
 
Gjithashtu në hyrje të vendvotimit 2842 dhe 2842/1 në Shkup është vërejtur se 9 makina kanë pasur të ngjitur  numrin e një  kandidatit për kryetar komune.
 
Në sektorin për punë të brendshme në Shtip  është njoftuar se është ndërprer pere pak çaste votimi  në vendvotimin 852 në Koçani për shkak të të grisjes  së një posteri pranë vendvotimit. 
 
Ndërsa në stacionin policor Kavadar- Veles është raportuar se në vendvotimin 0720 në Rosoman një 61 vjeçare e ka shfrytëzuar të drejtën e votës edhe pse e ka qenë e infektuar me virusin korona. Nga MPB thonë se po punohet në zbardhjen e rasteve.