Botë
Pandemia e Covid-19, testet e antigjenit funksionojnë më mirë seç pritej
17.10.2021 14:45
Testet e antigjenit të bëra vetë, të përdorura gjerësisht në Britaninë e Madhe...

Testet e antigjenit të bëra vetë, të përdorura gjerësisht në Britaninë e Madhe, si edhe në vendet e tjera, për të ndihmuar shërbimin shëndetësor të gjurmojë përhapjen e infeksioneve COVID-19, po dëshmohen të jenë shumë më të besueshme në rezultate, seç pritej dhe shumë i dobishëm në monitorimin e pandemisë, tregon studimi i kryer nga një ekip studiuesish nga Kolegji Universitar i Londrës.
Duke u bazuar në një formulë të re llogaritëse, studiuesit britanikë kanë gjetur një nivel saktësie të rezultateve të barabartë me mbi 80 për qind në çdo rast të infektimit nga COVID-19 dhe mbi 90 për qind në rastet e infektimit me simptoma përkatëse.
“Këto janë të dhëna që duhet të shtyjnë popullsin e përgjithshme të besojë dhe të marrë seriozisht indikacionet e këtyre testeve, duke u izoluar aty ku rezultati është pozitiv”, theksoi Prof. Irene Petersen, koordinatore e këtij hulumtimi.
Petersen vuri, gjithashtu, në dukje se studimi konfirmon se rreth një e treta e infeksioneve të anketuara i referohen personave asimptomatikë të cilët, edhe pa pasur ndonjë shqetësim, ende mund të infektojnë të tjerët për disa ditë.
