Maqedoni

Në PP kanë arritur disa paraqitje për vepra të mundshme të kryera penale lidhur me zgjedhjet

17.10.2021 20:41

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se deri në orën 19:00....

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se deri në orën 19:00 sot kanë arritur disa paraqitje për vepra të mundshme të kryera penale lidhur me zgjedhjet dhe votimin, rreth të cilave ka vepruar Komisioni për ndjekje të parregullsive zgjedhore.
 
"Prokuroria themelore publike Strugë është njoftuar se në në një vendvotim në person e ka grisur fletëvotimin dhe është larguar nga vendvotimi. Pas udhëzimeve të dhëna nga prokurori publik, policia po vepron për gjetjen dhe arrestimin e tij. Në Prokurorinë e Gostivarit ka arritur informata për një person i cili e ka fotografuar fletëvotimin. Policia po vepron në drejtim të ndriçimit të ngjarjes”, informoi PTHP.
 
Prokuroria themelore publike Koçan ka njoftuar se ka pranuar një njoftim dhe dy paraqitje penale. Është parashtruar njoftim, siç shtuan, nga një parti politike, lidhur me personin i cili ka kryer transport të organizuar të votuesve në një vendvotim.
 
“Pas paraqitjes së parashtruar për personin i cili ka kryer agjitacion në një vendvotim në f. Teranci, është formuar lëndë dhe janë dhënë udhëzime për vepër të kryer penale “Shkelje e lirisë së përcaktimit të votuesve”, cekën nga PTHP.
 
Prokuroria themelore publike Kavadar, siç informuan nga PTHP, vepron rreth ngjarjes nga vendvotimi në Demir Kapi. Është paraqitur se një person ka grisur fletëvotimin, për ç’shkak është formuar lëndë për vepër të kryer penale “Shkatërrim i materialit zgjedhor”. Prokuroria dha udhëzime për mbledhje të fakteve dhe kompletim të dokumentacionit.
 
“Komisioni për ndjekje të parregullsive të mundshme lidhur me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal dhe vepra të tjera penale të cilat do të ishin kryer gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale, formuar në Prokurorinë publike me qëllim të parandalimit të parregullsive të mundshme zgjedhore, sot i koordinoi veprimet e prokurorive themelore publike pas paraqitjeve për ngjarje të lidhura me procesin zgjedhor. Pas udhëzimit të dhënë, krahas kujdestarive të  rregullta, në prokuroritë themelore  publike u organizuan edhe kujdestari shtesë të prokurorëve publikë, të cilët gjatë ditës realizuan bashkëpunim intensiv me personat zyrtarë të MPB-së me qëllim të kontrollimit të thënieve nga paraqitjet dhe informatat e parashtruara”, theksuan nga PTHP.
 
Nga atje cekën se gjithsej gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale, në Komision, në prokuroritë themelore publike dhe në adresën e publikuar elektronike për paraqitje të dyshimeve për parregullsi zgjedhore, kanë arritur numër më i madh i parashtresave dhe paraqitjeve.
 
“Pas kontrolleve të kryera, tani për tani, vetëm në një pjesë të vogël të ngjarjeve të paraqitura janë gjetur elemente të veprave të kryera penale lidhur me zgjedhjet dhe votimin. Veprimi i prokurorive do të vazhdojë deri në ndriçimin e plotë të ngjarjeve dhe sjelljes së vendimeve adekuate”, shtuan nga PTHP./Mia