Maqedoni
Spasovski: Patëm ditë zgjedhore me numër të pakonsiderueshëm të parregullsive dhe pa shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike
17.10.2021 21:17
Me kënaqësi mund të konstatoj se patëm ditë zgjedhore me numër të pakonsiderueshëm të parregullsive...

Me kënaqësi mund të konstatoj se patëm ditë zgjedhore me numër të pakonsiderueshëm të parregullsive, pa shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike. Deri në orën 19:00 vërehet ulje e përgjithshme e numrit të ngjarjeve të paraqitura dhe atë për 40 për qind në krahasim me zgjedhjet në korrik të vitit 2020. Kështu, këtë vit janë paraqitur 91 ngjarje për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur u paraqitën 151 ngjarje, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve.
Spasovski potencoi se nga rastet e paraqitura deri më tani, MPB nuk ka regjistruar shkelje më serioze të procesit zgjedhor dhe të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit.
Ai theksoi se dita e sotme zgjedhore kaloi në atmosferë të qetë dhe të drejtë, duke cekur se, me shfrytëzimin e të drejtës së tyre të garantuar të votës, qytetarët edhe njëherë e demonstruan pjekurinë e tyre dhe përgjegjësinë për të vendosur për të ardhmen e vendit të vet.
“Gjatë ditës së sotme u paraqitën 42 ngjarje të agjitimit, si dukuri më e shpeshtë në këtë ditë zgjedhore, prej të cilave shtatë janë hedhur si të pabaza, ndërsa rreth të tjerave po veprohet, por edhe në këtë segment sërish shënojmë ulje prej rreth 40 për qind për dallim nga 75 rastet e paraqitura të agjitimit në zgjedhjet e vitit të kaluar”, informoi ministri.
Nga ngjarjet më specifike që janë paraqitur, Spasovski theksoi se janë evidentuar 13 paraqitje për ryshfet zgjedhor, prej të cilave pesë janë hedhur si të pabaza, shtatë për kërcënime apo shqetësime të votuesve, gjashtë raste të fotografimit të fletëvotimit, tre për material të ngjitur propagandues, nga dy ngjarje për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, për xhirim të hapësirës në vendvotime, për fotografim të votuesve, dy për shkatërrim të materialit zgjedhor dhe nga një për fletëvotime të hedhura, si dhe votim nga ana e personit pozitiv me kovid-19, pengim në votim, si dhe paraqitje penale për ngjarje të ndodhur gjatë heshtjes zgjedhore.
“Numri më i madh i ngjarjeve të paraqitur janë në rajonin e SPB Shkup – 22, SPB Shtip – 19, SPB Kumanovë – 16, SPB Manastir – 14, SPB Tetovë – 8, SPB Veles – 5, SPB Ohër – 3, SPB Strumicë – tre dhe një njoftim nga Sektori për krim kompjuterik, ndërkaq i përket rajonit të SPB Shkup”, theksoi Spasovski.
Ministri theksoi se janë paraqitur edhe shtatë raste në të cilat janë të involvuar nëpunës policorë nga të cilët gjashtë janë kontrolluar dhe prej tyre vetëm dy janë të bazuara, ndërkaq janë në lidhje me agjitim gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, ndërsa një është në fazë të ndriçimit./Mia
