Maqedoni

Arianit Hoxha: Fitojmë në Tetovë, Tearcë dhe Zhelinë

17.10.2021 21:25

Sekretari i Përgjithshëm dhe shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha...

Sekretari i Përgjithshëm dhe shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në konferencë për shtyp tha se partia e tij, sipas të gjitha gjasave, do të shkojë në rreth të dytë.
 
“Aspak nuk është në dyshim se Lëvizja Besa në Komunën e Tetovës është në raundin e dytë, por si fitues. Në Brodec Besa fiton, në Bozovcë Besa poashtu fiton, Në Sellcë. Poroi mbetet bastion i Besës. Për herë të parë BDI-ja thyhet edhe në Xhepçishtë, ku fiton Besa. Lëvizja Besa, Në komunën e Tearcës me gjitha gjasat Lëvizja Besa shkon në raundin e dytë, pasi ka fituar në vendbanimet, respektivisht në fshatrat Nerashtë, Sllatinë dhe presim fshatrat e tjera.”, tha Hoxha.
 
Ai shtoi se në Zhelinë mbetet partia e parë dhe se kjo komunë mbetet bastion i kësaj partie.