Maqedoni
“Qytet i gjelbër human” akuzon për parregullsi dhe paralajmëron ankesa dhe paraqitje penale
17.10.2021 22:08
Kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit nga “Qyteti i gjelbër human”, Ana Petrovska...

Kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit nga “Qyteti i gjelbër human”, Ana Petrovska sonte vlerësoi se zgjedhjet e sotme kaluan me parregullsi të shumta dhe improvizime gjatë interpretimit të Kodit zgjedhor.
Sipas “Qytetit të gjelbër human”, ka pasur raste të votimit familjar, votim me shoqërim dhe ndihmë gjatë votimit nga anëtari i këshillit zgjedhor, ndërsa në vendvotimin 2 722, anëtari i këshillit zgjedhor, gabimisht ka dhënë dy fletëvotime për kryetar të Qytetit të Shkupit, me ç’rast votuesi ka votuar.
Në vendvotimin 2 600 në Komunën e Karposhit, personit të autorizuar të “Qytetit të gjelbër human” nuk i është lejuar të marrë pjesë në vendvotim, pas çka janë detyruar të parashtrojnë dokument të ri për praninë e tij, ndërsa më vonë përfaqësuesi i njejtë ka paraqitur se gjatë numërimit të votave nuk u është lejuar përfaqësuesve të autorizuar të kenë qasje në fletëvotime.
Në vendvotimin 2 727 është vërejtur disa herë ndërprerje e votimit për shkak të problemit me aparatet për shenja të gishtit.
“Në të gjitha vendvotimet, përfaqësuesit tanë të autorizuar konstatuan se rreth 50 për qind e aparateve nuk funksiononin, me ç’rast njerëzit u detyruan t’i përdorin opsionet e tjera. Disa nga këto opsione merrnin edhe deri 10 minuta për votues, që do të thotë se njerëzit ishin të detyruar të largohen për shkak të pritjes së gjatë”, theksoi Dragana Velkovska nga “Qyteti i gjelbër human”.
Nga atje paralajmërojnë se do të parashtrojnë ankesa për të gjitha parregullsitë e vërejtura, ndërsa atje ku kanë dëshmi, do të parashtrojnë edhe paraqitje penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Mia
