Maqedoni
Ahmeti: BDI ka fituar në Likovë, Saraj dhe Pllasnicë, udhëheqë dukshëm në komunat tjera
17.10.2021 23:02
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedheve lokale....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedheve lokale. Ai ka shpallur fitoren në tre komuna, ndërkaq ka vlerësuar se kjo parti ka rritje të votave.
“Bashkimi Demokratik për Integrim në Likovë me rezultat shumë të thellë, ka fituar në komunën e Sarajit, ka fituar në komunën e Pllasnicës. BDI udhëheqë dukshëm në komunën e Tetovës, udhëheq dukshëm në komunën e Çairit, udhëheq dukshëm në komunën e Kërçovës, udhëheq dukshëm në komunën e Strugës, udhëheq dukshëm në komunën e Zhelinës, udhëheq dukshëm në komunën e Tearcës, udhëheq dukshëm në komunën e Bogovinës, udhëheq dukshëm në komunën e Haraçinës dhe udhëheq dukshëm në komunën e Dollnenit. Në Dibër do të jemi në rreth të dytë, në Gostivar kemi rritur votat 100% në këtë rreth zgjedhor. Në Çashkë dhe në Vrapçisht gjithashtu jemi në rreth të dytë”, tha Ahmeti.
