Maqedoni
Sela: Fitore në Dibër dhe Gostivar, në raund të dytë jemi në pesë komuna
17.10.2021 23:13
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedheve lokale...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedheve lokale. Ai ka shpallur fitoren në dy komuna dhe ka njoftuar se do të shkojnë në rreth të dytë në 5 komuna.
“Opozita i fiton dy komuna që nga rrethi i parë dhe atë Dibrën dhe Gostivarin. Në rreth të dytë shkojmë në 5 komuna dhe presim informacione për komunën e gjashtë të Tetovës. Në rreth të dytë shkojmë në Strugë, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë dhe Çair”, tha Sela
