Maqedoni

Taravari shpalli fitore në raundin e parë në Gostivar

17.10.2021 23:55

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Arben Taravari sonte nga Shtabi partiak ka shpallur fitore....

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Arben Taravari sonte nga Shtabi partiak ka shpallur “fitore në rrethin e parë me mbi 16 mijë vota të fituara”.
 
Nga tabori kundërshtar, në Shtabin e BDI-së thonë se e pranojnë vullnetin e popullit dhe se presin rezultatin përfundimtar.
 
Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara të KSHZ-së, nga 24,60% e fletëvotimeve të procesura, Arben Taravari ka 46,87%, Nevzat Bejta ka 45,86%, Renata Elezi nga PDSH 0.95% dhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa me 2.37%.