Maqedoni

Lëvizja Besa feston në Tetovë, Kasami: Fitojmë në raundin e dytë

18.10.2021 01:31

Lideri dhe njëherit kandidati i Lëvizjes BESA, për komunën e Tetovës...

Lideri dhe njëherit kandidati i Lëvizjes BESA, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami para mediave në qendër të Tetovës the se partia e tij udhëheq në Tetovë se do të shkojë në raundin e dytë.
 
“Lëvizja Besa ka fituar në disa vende që nga raundi i parë ndërsa në disa të tjera shkon në raundin e dytë. Në Tetovë do të fitojmë në rrethin e dytë, do t’i dyfishojmë votat. Do të jem kryetar i gjithë tetovarëve. Në Tetovë deri më tani na mungojnë vetëm 300 vota. Në Zhelinë shkojmë në rrethin e dytë. Në Bogovinë dhe Tearcë kemi rezultate shumë të mira”, tha Kasami.