Zgjedhjet lokale në Kosovë, LVV në balotazh në të gjitha komunat

18.10.2021 10:03

Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve....

Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoje rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar komune.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së deri në ora 24:00, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna - ( Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan Zubin Potoku dhe Kllokot). Partia Demokratike e Kosovës katër komuna – (Mitrovicë, Ferizaj, Hani i Elezit, Skenderaj).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna – ( Deçan dhe Suharekë).

Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna – ( Lipjan dhe Pejë).

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.