KSHZ, në 29 komuna përfundon votimi, 38 në rreth të dytë
Sipas të dhënave të para nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve....

Sipas rezultateve paraprake të KSHZ -së, votimi në raundin e parë ka përfunduar në 29 komuna, dhe në 38 do të ketë raund të dytë.
Nuk janë numëruar të gjitha votat as në Kumanovë, Tetovë dhe Shtip. Sipas aplikacionit në internet të KSHZ -së, i cili tregon rezultatet e votimit në zgjedhjet lokale të djeshme, numërimi ka përfunduar në 67 kmuna në vend.
100% e të dhënave janë përpunuar në Gradsko, Dojran, Lozovë, Rosoman, Qendër Zhupë, Bogdanci, Plasicë dhe Çeshinovo-Obleshevë, Haraçinë, Berovë, Manastir, ndërsa në Shkup dhe komunat e Shkupit ka ende vota të panumëruara. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri më tani kryetarë komunash janë zgjedhur në raundin e parë në 29 komuna.
Nga VMRO – DPMNE janë zgjedhur në Gradsko, Bosillovë, Veles, Vinicë, Zërnovci, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sopishtë, dhe Shën Nikollë. Kryetar komunash nga LSDM janë zgjedhur në Dojran, Berovë, Bogdanci, Vallandovë, Delçevë, Kriva Pallankë, Krivogoshtani, Krushevë dhe Strumicë.
Nga BDI janë zgjedhur në Likovë, Saraj, dhe Pllasnicë dhe nga PDTM në Qendër Zhupë.
Pas numërimit të të gjitha votave sipas të dhënave të sistemit të KSHZ-së rreth të dytë do të ketë në Llozovë, Butel, Rosoman, Manastir, Bogovinjë,Haraçinë, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçani, Vrapçishtë, Gjevgjeli, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dolneni, Zhelinë, Zelenikovë, Kërçovë, Konçe, Koçanë, Kratovë, Mavrovë Rostushë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Ohër.
