Futboll

Juventusi vetëm barazim me Sampdorian

14.12.2014 15:35

Sampdoria ka arritur t’i nxjerrë barazim Juventusit (1-1), edhe atë para tifozëve në Torino...

Nikoqirët e kontrolluan lojën në fraksionin e parë dhe krijuan më shumë raste shënimi, ndërkohë që ekipi mysafir menaxhoi që të pranonte vetëm një gol.
 
Pas një harkimi të Marchisios nga këndi, Patrice Evra kërceu për të shënuar me kokë (12’). Ky ishte goli i tij i parë për klubin italian.
 
Mirëpo, nuk kaluan shumë minuta brenda pjesës së dytë dhe rezultati u barazua. Ish-futbollisti i Juves, Manolo Gabbiadini, pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, shënoi një gol të bukur (51’).
 
Angazhimi i vendasve në vazhdim të lojës u bllokua mirë nga lojtarët e Sampdorias, ashtu që ata nuk arritën që ta shënonin një gol tjetër për të marrë tri pikët.
 
Ky barazim do të thotë se me fitore eventuale ndaj Genoas, Roma do të ngushtonte diferencën në një pikë.