Përmbytje masive në Indi, shënohen 24 viktima

18.10.2021 09:39

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën.....

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indinë jugore pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve, duke përmbytur disa qytete dhe fshatra.

Mes viktimave janë 5 fëmijë, por shifrat e viktimave mund të rriten pasi shumë qytetarë janë shpallur të zhdukur.

Pamjet e publikuara nga zonat e përmbytura tregojnë se shirat kanë qenë shumë të rrëmbyeshëm dhe dëmet e shkaktuara janë të shumta.

Kottayam dhe Idukki janë dy nga qytetet më të prekura, ku ka pasur shumë rrëshqitje të tokës dhe shumë shtëpi tashmë anë nën ujë.