Hirsher deri te fitorja e dyfishtë në Ore të Suedisë
Marsel Hirsher arriti të triumfoj edhe në sllallomin e Ores, duke e përfunduar kështu me fitore të dyfishtë, fundjavën në ski qendrën e njohur suedeze...
Skiatori austriak, pas garës së parë, kishte ngecje prej 25 të qintat ndaj gjermanit Feliks Nojrojter, por me një rrëshqitje të shkëlqyeshme në garën e dytë dhe me kohë të përbashkët prej 1 minutë, 40 sekonda e 37 të qintat, arriti të regjistroj fitoren e tretë sivjet, të dytën brenda vetëm tre ditësh në Ore, me çka vërtetoi dominimin, si në plasmanin e përgjithshëm, njëashtu edhe në disiplinën e sllallomit.
Për austriakun, ishte kjo gjithsej fitorja e 26 në karierë, deri te e cila erdhi me përparsi prej 10 të qintat e sekondës ndaj të dytit, Nojrojter. Bashkë me këta të dy, në piadestal u ngjit edhe surpriza e garës së sotme, rusi Aleksandar Koroshillov, I cili arriti podiumin e parë në karierë.
Ndryshe, me 100 pikët e fituara sot, Marsel Hirsher tani më prinë edhe në rënditjen e përgjithshme, edhe në ate të sllallomit.
Në disiplinën më teknike, ka 180 pikë, 40 më shumë se I dyti Nojrojter, ndërsa në plasmanin e përgjithshëm, austriaku ka tubuar 440 pikë, 28 më shumë se Kjetill Jansrud nga Norvegjia, I cili nuk u paraqit në sllallomin e sotëm të Ores.
MUSTAFA ADEMI