“Më mirë për Tetovën”: Na kanë votuar ata që duan ndryshim
Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, ka arritur të sigurojë dy vende në këshillin e ri komunal...

Ata thonë se janë votuar nga njerëzit që duan ndryshimin e se janë në garë edhe për një këshilltar të tretë. Në lidhje me raundin e dytë, ai tha se nuk do të bëjnë thirrje që të votohet ndonjë kandidat i caktuar, e qytetarët duhet të vendosin vet.
“Tetova është e lodhur nga rrugët e papastra e me gropa, nga grumbujt e mbeturinave, nga qentë endacak, nga pasiguria në spital dhe kushtet mizore, nga kaosi urbanistik dhe ai në trafik, nga shkatërrimi dhe uzurpimi i hapësirave të gjelbra, kontrabandimi misterioz i planeve urbanistike si ai i Shik Jellakut për Daka Davidoviqin, honoraret për parazitët që marrin rroga pa bë punë dhe vonesat 3-4 mujore të punës me djersë të puntorëve të NPK-së.Fitoi besimi ynë se Tetova duhet të bëhet një qytet ku mund të jetojmë dhe jo të mbijetojmë. Me 2840 (plus) vota ia dolëm. Është fillimi i mbarë që Tetova të merr kahje të re. Fitoi angazhimi i sinqertë për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve. Neve na kanë votuar ata që duan ndryshim. Kryetarin e ri e pret shumë punë për katër vitet e ardhshme”, u shpreh bartësi i listës së këshilltarëve nga Iniciativa qytetare ”Më mirë për Tetovën”, Hamdi Sulemani.
