Maqedoni
Zgjehdjet lokale: LSDM shpresa te rrethi i dytë; VMRO-DPMNE, jemi fituese e zgjehdjeve
18.10.2021 16:09
Koalicioni i progresit bashkohet dhe në rrethin e dytë do të fitojë oponentin politk VMRO-DPMNE –në...

Koalicioni i progresit bashkohet dhe në rrethin e dytë do të fitojë oponentin politk VMRO-DPMNE –në në shumë komuna si dhe qytetin e Shkupit. Ky është qëndrimi i LSDM-së pas rezultateve të shpallura të zgjedhjeve lokale. Udhëheqësia e LSDM-së mban shpresat e fitores në partitë me të cila ka koalicion, ndërsa në rreth të dytë kjo parti shkon në 36 komuna.
“Është i madh koalicioni ynë. E bashkojmë tërë koalicionin qeveritar. Zëri i progresit bashkohet për rrethin e dytë. Ftoj të gjithë popullin maqedon, shqitarët, turqit, vllehët, serbët, romët, boshnjakët, të gjithë. Lufta vazhdon. Progresi bashkohet sepse e keqja po kërcënon”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE rezultatin e quan fitore por edhe përgjegjësi. Garantojnë se do të realizojnë të gjitha premtimet.
“Kjo është fitore por edhe përgegjësi. Një gjë ta dini. Nuk do t’ju tradhtojmë. Garantoj atë që e them. Gjithcka që kemi thënë në fushatë do ta realizojmë bashkërisht”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Arsovska dhe Shilegov, me shpresa për fitore në rrethin e dytë
Dy kandidatët për qytetin e Shkupit me shpresë se rrethi i dytë do t’ju sjell fitoren.
“Shkupi dëshmoi se nuk mundet të jetë lëndë e politikës. Patjetër të bëhet vend që zhvillohet ashtu siq duam ne shkupjanët. Pamë se cka mundi të bëjë këto katër vite kryetari I komunës. Nuk realizoi as 5% nga premtimet e dhëna në vitin 2017”, u shpreh kandidatja e pavarur për qyteitn e Shkupit, Danella Arsovska.
“Në rrethin e dytë hyjmë baraz. Skupi duhet të vazhdojë përpara dhe unë besoj fuqishëm se shkupjanët në rrethin e dytë të votimit do të dalin në numër më të madh dhe do të japin përkrahje për politikat të cilat Shkupi për katër vite I ka realizuar në tërësi”, theksoi kandidati i LSDM -së për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov.
Dimitrievski dhe Ilievski, paralajmërojnë garë të ashpër në Kumanovë
Në Kumanovë në rreth të dytë do të garojnë kandidati I pavarur Maksim Dimitrievski dhe ai I LSDM-së Oliver Ilievski, të cilët paralajmërojnë garë të ashpër në rrethin e dytë.
“Vazhdojmë me beteja të reja për kumanovën tonë me qëllimin që ta bëjmë Kumanovën vend më të mirë për të jetuar. Kjo ishte betejë në të cilën koncepti qytetarë arriti ti fitojë të gjitha konceptet politike dhe partite politike, por filloi edhe me demontimin e një sistemi të montuar që po bën keqpërdorim të ashpër të sistemit për qëllime politike partiake”, u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
“Në 12 ditët e ardhëshme sa do të zgjas fushata do ti zbulojmë të gjitha manipulimet dhe qytetarët duhet ta dine, sepse ne kemi zhvilluar fushatë pozitive me qëllim që ta prezentojmë programin tonë, ndërsa nga pala tjetër udhëhiqej fushatë negative ndaj nesh dhe tër kualicionit. Dëgjuam në Kumanovë për blerje votash por ka edhe shum gjëra tjera që ne I dime”, theksoi kandidati i LSDM-së për kryetar të Kumanovës, Oliver Ilievski.
Për Partinë për ripërtëritjen e Maqedonisë dhe PLD rezultatet ishin të mira për shka se kanë siç thanë, kanë fituar disa këshilltarë aty ku kanë paraqitur lista zgjedhore dhe do të ndikojnë në politikat komunale.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
