Maqedoni

Shëndetësi, ende nuk fillon skrinigu në shkolla

18.10.2021 16:28

Skriningu në shkolla edhe pse i paralajmëruar për fillimin e kësaj jave ende nuk ka filluar.....

Skriningu në shkolla edhe pse i paralajmëruar për fillimin e kësaj jave ende nuk ka filluar. Një pjesë e shkollave të mesme veçmë i kanë mledhur pëlqimet nga prindërit të cilat duhet ti dorëzojnë deri në orën 16. Drejtorët thonë se një pjesë e vogël e prindërve janë kundër testimit të nxënësve të tyre. Pediatrët thonë se friga te prindërit është e arsyeshme, sepse nuk janë të njohtuar aq sa duhet për realizimin e kësaj procedure. 
 
“Ndoshta prindërit refuzojnë sepse në shkolla të caktuara, nxënës të caktuar do të zgjidhen për të realizuar skriningun. Ndoshta skriningu do të jetë më i mirë  në kuadër të një shkolle nëse e tërë klasa i nënshtrohet skriningut. Konsideroj se skrinigu është shum i rëndësishëm që të mundemi të prevenojmë përhapjen e Kovid 19.”, tha Dragana Emel Markovska, pediatre.
 
Sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Shëndetësisë skriningu duhet të përfshijë 8200 nxënës, me zgjedhje të rastësishme nga ditari elektronik me pëlqim paraprak nga prindërit. Skriningu ishte i paralajmëruar të fillojë para dy javësh, por Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se analiza duhetë të zgjas më shumë seç ishte paraparë dhe kjo është arsyeja për prolongimin. 
 
FLUTURA LATIFI