Maqedoni
Fakulteti ekonomik organizon tubim rajonal ekonomik dyjavorë
18.10.2021 17:10
Fakulteti Ekonomik pran universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup...

Fakulteti Ekonomik pran universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ka hapur tubimin rajonal dyjavorë në bashkëpunim me Konferencën e tregtis dhe zhvillimit pran OKB-së. Në këtë aktivitet gjatë dy javëve të ardhëshme, përfaqësues nga tetë vende do të shkëmbejënë përvoja që do të kenë një ndikim shtesë në krijimin e politikave të reja, do të diskutohen çështje të ndryshme të rëndësishme për vendet në tranzicion që lidhen me ekonominë ndërkombëtare.
“Kemi ligjeriues nga nga Zvicra, Gjermania, Rusia, Ukraina, Azerbajxhani, madje edhe nga fqinjët Serbia dhe Shqipëria, dhe kjo është një mundësi reale sepse pandemia e shkaktuar nga virusi kovid 19 ka pasur vërtet një ndikim të madh në financat ndërkombëtare dhe kjo do të jetë një mundësi për të gjithë këta vende zyrtare që i përmenda, që institucionet tona vendase të fitojnë njohuri të reja, ekspertizë në fushën e politikave të ndryshme në fushat ekonomike në mënyrë që të mund të përballen më të dhe më tej të vazhdojnë të ndihmojnë në krijimin e drejtimeve të të gjitha këtyre politikave tregtare ekonomike që lidhen me ekonominë ndërkombëtare.”, tha Dr.Katerina Tosevska Trpcevska, profesore në Fakultetin Ekonomik.
“Do të shkëmbehen përvoja, të cilat do të kenë një ndikim shtesë në krijimin e politikave të reja për menaxhimin e politikave , menaxhimin e proceseve të reja që janë shkaktuar nga pandemija me Kovid 19 por edhe njoftimet të sfidave të reja nga trended globale ekomoike në botë.”, tha Dr. Predrag Trpeski, Dekan i Fakultetit Ekonomik.
Pjesmarrësit mes tjerash pritet të diskutojnë edhe për ndikimin negatoiv dhe pasojat e pandemisë mbi ekonominë.
SEDAT SELIMI
