Maqedoni
19 viktima dhe 107 raste të reja me Covid-19
18.10.2021 17:32
Gjatë 24 orëve të kaluara në vend janë regjistruar edhe 19 viktima nga Kovid 19....

Gjatë 24 orëve të kaluara në vend janë regjistruar edhe 19 viktima nga Kovid 19. Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 – Termini im janë regjistruar edhe 5 viktima të reja të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 16 shtator deri më 4 tetor 2021. Poashtu janë regjistruar 107 të infektuar ndërsa janë shëruar 247 pacientë. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, aktualisht raste aktive në vend janë 6.759 të infektuar.
MSH: Rivaksinohen 45 % e qytetarëve të rritur
Gjatë fundjavës janë aplikuar gjithësej 3.250 doza të vaksinës, prej të cilave 884 janë aplikuar si dozë e parë, 2.257 janë rivakcinuar dhe 109 kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës. Prej 16 tetorit deri tani, gjithësej janë vaksinuar 779.012 qytetarë, janë rivakcinuar 760.317, dhe dozën e tretë e kanë pranuar 1.148 qytetarë. Mbi 40 vjec-54% prej qytetarve janë rivaksinuar, ndërsa 33% e qytetarëve prej moshës 18 deri në 39 vjec kryesisht kanë pranuar vetëm njërën dozë të vaksinës.
"Përfshirja me vaksinimin me një dozë vaksinë, te popullata e rritur është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet kanë marrë dy doza vaksina”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
FARIJE DAUTI BAKIU
