Maqedoni

OSBE-ODIHR: Për zgjedhjet lokale kemi vlersim pozitiv, por ka nevoj për reforma

18.10.2021 17:50

Raundi i parë i zgedhjeve lokale ishin me frymë garuese, u respektuan të drejtat themelore...

Raundi i parë i zgedhjeve lokale ishin me frymë garuese, u respektuan të drejtat themelore, po ka nevoj për reforma gjithpërfshirëse. Ky është vlerimi  i Misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, e cila votimin e përcolli me 165 vezhgues nga 29 shtete të cilët sistematikisht kanë vëzhgur 625 vendvotime në gjith vendin. 

“Partitë kryesore parlamentare kanë përparësi sistemike në ndarjen e resurseve, përfshirë mediat. Zbatimi i vonshëm i pajisjeve biometrike të identifikimit të votuesve ka ngritur sfida shtesë në zhvillimin e zgjedhjeve. Shumica e komisioneve i kanë kapërcyer këto probleme sa më mirë që mundën. Vëzhguesit vunë re probleme me fshehtësinë e votimit dhe shpesh kishte votime në grup ose në familje që ndikuan negativisht në pjesëmarrjen e grave. Kishte gjithashtu raste të ndërhyrjes në numërim dhe të gjitha problemet u shkaktuan nga përfaqësuesit e kandidatëve.”, tha Ana De Zulueta, shefe e misionit të OSBE-ODIHR.
 
Pavarësisht vlerësimit pozitiv, Misioni arrin në përfundimin se zgjedhjet nuk shkuan aq mirë, kryesisht për shkak të boshllëqeve në kornizën ligjor dhe problemeve të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta.
 
"Më 15 shtator, parlamenti miratoi disa ndryshime në Kodin Zgjedhor në lidhje me këto zgjedhje pa debat publik dhe pa konsultime me palët kryesore të interesit. Kjo është në kundërshtim me praktikat e mira ndërkombëtare. Këto ndryshime i janë përgjigjur pjesërisht disa rekomandimeve të mëparshme, por disa janë ende pa përgjigje. Ndryshimet kanë marrë mbështetje të gjerë nga politikanët, por nevojitet një proces më gjithëpërfshirës.”, tha De Zulueta.     
 
Sipas vëzhguesve të ODIHR, fushata ka qenë e qetë por gratë nuk kanë qenë mjaftueshëm të përfaqësuara. Ajo gjithashtu tha se legjislacioni për ankesat zgjdhore  është i paqartë, ndërsa vëzhguesit kanë vërejtur se jo të gjitha vendimet në lidhje me ankesat zgjedhore janë publikuar. 
 
SANIJE DURAKU