Botë

Indi, 24 viktima nga vërshimet

18.10.2021 18:17

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve....

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.
 
Njoftohet se pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve. Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur. Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala. Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.  Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët. Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.