Basketboll
Golldën Stejt arriti deri te fitorja 20 rekorde
14.12.2014 15:42
Basketbollistët e Golldën Stejtit erdhën deri te fitorja e 15-të në seri, pasi në cilësinë e mysafirit arritën të mposhtin Dallasin, me rezultatin 105:98...
Të udhëhequr nga Stefon Keri, që regjistroi 29 pikë e tetë asiste, Voriorsat u bën vetëm ekipi i 12-të në historinë e NBA-së, që ka nisur sezonin me bilanc prej 20 fitore e vetëm dy humbje.
Ndryshe, është ky starti më I mirë I një sezoni në historinë e Golldën Stejtit, ndërsa trajneri i tyre, Stiv Ker, u bë debutuesi I parë në bankinë që e ka nisur sezonin me bilanc kaq të mirë.
Ndjekësi më i afërt i Golldën Stejtit, Memfisi, arriti deri te fitorja e 19-të, duke mposhtur më vështirë se ç`pritej ekipin më të dobët Filadelfinë, me 120:115.
Fati i ndeshjes u vendos në pesë minutat e kohës shtesë, atëherë kur shkëlqeu Majk Konli, I cili e mbylli sfidën me 36 pikë, rekord të karierës së tij, të cilave u shtoi edhe nëntë asiste.
Ate, e ndihmoi edhe Zek Rendolf, me dabëll dabëll prej 24 pikë e 11 kërcime.
Nga sfidat tjera, veqojmë fitoret e reja të Hjustonit dhe Portllandit, të korrura kundër Denverit, respektivisht Indianës.
MUSTAFA ADEMI