Maqedoni

E Majta: Kemi shënur rritje të votave

18.10.2021 13:59

Pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve, partia “E Majta” është e kënaqur me rezultatet e arritura...

Pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve, partia “E Majta” është e kënaqur me rezultatet e arritura. Sipas Kryetarit të kësaj partia Dimitar Apasiev kjo parti ka shtuar numrin e votave për 15 herë më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017, dhe katër herë më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Aspasiev poashtu potencoi se “E Majta” është i vetmi subjekt politik i cili ka tendencë të rritjes, dhe sipas tij kjo parti në zgjedhjet e kaluara lokale ka pasur vetëm 3 këshilltarë, ndërsa tani kanë këshilltarë në 30 komuna, dhe ky tregues është se janë të mundura të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
 
“Ne ende mbesim në qëndrimin tonë se nuk duhet ne të bëjmë kualicion me asnjë subject politik, por në disa komuna janë të mundura bashkëpunime me partitë opozitare. Pra presim që të na ftojnë dhe të bisedojmë, nuk jemi kundër bisedimeve por jo kualicionime. Pas zgjedhjeve do ta ftojmë Këshillin Drejtues të partisë ku do të sjellim vendime për të gjitha këto pika, dhe do ta zbardhim traektoren tonë të veprimit. Po shohim një kurs opozitar tek maqedonasit, dhe ne si të tillë do të veprojmë.”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i së “Majtës”.
 
Nga “E Majta” thonë se në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kjo parti do të garojë e vetme.     
 
FITIM KRYEZIU