Amnesty International, dënohet sulmi i lirisë së shprehjes gjatë pandemisë
Organizata ndërkombëtare “Amnesty International”....

Organizata ndërkombëtare “Amnesty International” thotë se gjatë pandemisë Kina, Rusia dhe shumë vende të tjera kanë vendosur "ligje shtypëse" që kanë kufizuar të drejtën e lirisë së shprehjes dhe kanë heshtur kritikët.
Sulmet ndaj lirisë së shprehjes nga qeveritë kanë pasur “një ndikim shkatërrues në aftësinë e njerëzve që të sigurojnë informacion të saktë dhe në kohë gjë që do t’i ndihmonte ata të përballojnë krizën në rritje të shëndetit global”.
Situata edhe më e rëndë është bërë duke marrë parasysh edhe fushatën e dezinformimit që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.
"Gjatë gjithë pandemisë, qeveritë kanë ndërmarrë një sulm të pashembullt mbi lirinë e shprehjes, duke kufizuar rëndë të drejtat e njerëzve", tha drejtori i lartë i Amnesty International, Rajat Khosla.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë shënjestruar kanalet e komunikimit, ka pasur censurë dhe mediat janë mbyllur. Raporti, “Liria e shprehjes në rrezik gjatë COVID-19”, veçoi si shembull shtypjen e informacionit nga Kina.
