Botë

Lunacek: Pesëshja e BE – së duhet të njohë Kosovën

14.12.2014 15:47

Zëvendës Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, u shpreh në një intervistë për “Tagesschau”...

Zëvendës Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, u shpreh në një intervistë për “Tagesschau” se pesë anëtarët e Bashkimit Europian: Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia, duhet të njohin Kosovën.

Ajo tha se vendet në fjalë nuk po e njohin Kosovën për shkak të pakicave të tyre, por sipas saj, asnjë nga qeveritë e këtyre vendeve nuk u ka bërë pakicave të tyre atë që Millosheviqi ka bërë në Kosovë.

Lidhur me situatën politike në Kosovë, Lunacek është shprehur e kënaqur për formimin e institucioneve dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të fillojë punën për të zgjidhur problemet me të cilat po përballet vendi.

Lidhur me situatën ekonomike në Kosovë, zv/raportuesja tha se gjendja po përkeqësohet dhe këtë e dëshmojnë ikjet dhe kërkesat për azil në vendet e BE-së.

Lidhur me akuzat brenda EULEX-it për korrupsion, ajo tha për “Tagesschau” se kjo e ka dëmtuar BE-në, ndaj duhet vepruar për t’u dënuar fajtorët.