Zgjedhjet Lokale 2021, Jakimovski kërkon votë për rrethin e dytë
Kandidati i GROM për Karposhin, Stevço Jakimovski....

Kandidati i GROM për Karposhin, Stevço Jakimovski kërkon votë edhe për rethin e dytë. Falenderon qytetarët që i besuan në rrethin e parë.
“Hyjmë në rrethin e dytë me mbështetje të qytetarëve. Kjo për ne është nder dhe kënaqësi e vecantë, e njëkohësisht edhe obligim sepse kemi votat e antarësisë dhe simpatizuesve të të gjitha partive politike. Kjo do të thotë se edhe në periudhën që vjen, ne do të vazhdojmë të kujdesemi për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh se cilës parti politike i takojnë. Edhe në rrethin e dytë ne hyjmë në koalicion të fuqishëm me qytetarët dhe i ftoj të gjithë votuesit me qëndrim opozitar të na mbështesin në rrethin e dytë që Karposhi të mbetet komunë e gjelbërt e lulëzuar me projekte të reja për të gjithë” – u shpreh kandidati për Kryetar të Komunës së Karposhit nga rradhët e “GROM”, Stevço Jakimovski.
