Maqedoni

Dita botërore e ushqimit, Rushidi: Shumë ushqim hidhet në mbeturina

19.10.2021 15:09

“Në botë ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë dhe se e vetmja gjë që shkaktoi krizën ishte shpërndarja e padrejtë dhe mungesa e një rendi të drejtë”...

“Në botë ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë dhe se e vetmja gjë që shkaktoi krizën ishte shpërndarja e padrejtë dhe mungesa e një rendi të drejtë” thotë Sedat Rushidi, nga Fondacioni NuN me rastin e ditës ndërkombëtare të ushqimit.
 
“Shumë ushqime hedhim nëpër mbeturina, ndërsa një pjesë e popullësisë nuk kanë mjaftueshëm ushqim. Kjo është një tregues për ndarje jo të barabar. Gjithashtu ëdhe keqpërdorimi I ushqimeve në familjet që kanë me bollëk. Në këtë rast në vend se të ndahet teprica ajo hedhet.”, tha Sedat Rushidi, fondacioni “NuN”.
 
Mbi 6 milion vetë kanë vdekur vetëm këtë vit nga uria dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e ushqimit. Më shumë se 850 milion vetë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, është përpjekur të përmbushë objektivin e pakësimit në masën 50 për qind brenda vitit 2015 të numrit të personave që preken nga uria në botë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU