Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSh garon në rrethin e dytë në Studeniçan
19.10.2021 15:33
Partia Demokratike Shqiptare, edhe pse garoi me kandidatë për kryetarë në13 komuna...

Partia Demokratike Shqiptare, edhe pse garoi me kandidatë për kryetarë në13 komuna, e në 16 me lista për këshilltarë, në rrethin e dytë zgjedhor është në garë vetëm për komunën e Studeniçanit, ku Azem Sadiki garon për një mandat tjetër.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve, Sadiki arriti të marrë 3.146 vota apo 41,49% nga votat e 7.088 qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Trupi i përgjithshëm votues në komunën e Studeniçanit është 16.593. Në rrethin e parë, rezultate e PDSh-së në 12 komunat e tjera ku garoi ishin si vijon: në Tetovë kandidati i PDSH-së, mori 3.840 vota apo 10,01%, në Gostivar 333 vota apo 1,05%, në Tearcë – 683 vota apo 7,30%, në Bogovinj –331 vota apo 3,17%, në Bërvenicë –320 vota apo 4,63%, në Zhelinë –119 vota apo 0,49%, në Saraj – 87 vota apo 0,59%, në Çair – 253 vota apo 0,95%, në Likovë –189 vota apo 1,94%, në Dibër – 37 vota apo 0,46%, në Strugë – 282 vota apo 1,11%, në Vrapçisht –30 vota apo 0,31%.
