Maqedoni

Personat me aftësi të kufizuara, OJQ “Inkluziva”: Iu vështirësua e drejta për votim

19.10.2021 15:44

Personave me aftësi të kufizuara nuk iu lehtësua qasja në vendvotime ankohen nga OJQ “Inkluziva”...

Personave me aftësi të kufizuara nuk iu lehtësua qasja në vendvotime ankohen nga OJQ “Inkluziva”. Sipas tyre, kjo duhet të rregullohet urgjentisht për rrethine dytë.
 
“Platformat ndihmëse për hyrje në vendvotime, ka pasur vetëm në disa qytete, në qytete tjera nuk ka pasur aspak platforma të tilla  të nevojshme për këtë kategori qytetarësh. Kemi pasur ankesa  nga qyteti i Ohrit që një grua me aftësi të kufizuara, të cilës nuk i ka funksionuar dora e djathtë e i është dashur t’i skenohen shenjat e gishtërinjve të dorës së majtë, kjo nuk ju lejua dhe ajo u detyrua të kryejë të drejtën e saj për të votuar me dorën e djathtë jofunksional.”,-  tha Bllagica Dimitrovska nga OJQ “Inkluziva”.