Maqedoni

MSH: Të mërkuren nis skriningu i nxënësve

19.10.2021 13:29

Të mërkuren fillon skriningu i nxënësve në 9 shkolla të mesme të Shkupit....

Të mërkuren fillon skriningu i nxënësve në 9 shkolla të mesme të Shkupit. Parashihet të testohen 258 nxënës, ndërsa testimi krahas Shkupit do të vazhdojë edhe në Krivogashtani, Berovë, Vevçan, Dibër, Demir Kapi, Dojran, Zërnovc, Konçe, Llozovë, Mogillë, Novac, Pehçevë, Nagoriçi I vjetër dhe Qendër Zhupë. 
 
“Testimi i nxënësve do të realizohet në hapsirat e caktuara të shkollës, ndërsa testimi do të zgjasë më pak se një minute. I njejti është pa dhimbje dhe i sigurt, me marrjen e brisit nga fyti dhe hunda”, sqarojnë nga minsitria e shëndetësisë. 
 
Nga kjo ministri sqarojnë se qëllimi i skriningut është detektimi i hershëm i rasteve pozitive asimptomatike me Kovid 19, në mesin e nxënësve, prandaj apelojnë te prindët të japin pëlqimin e nevojshëm. 
 
MSH: Është rivaksinuar 45% e popullsisë  
 
Deri më tani në vend janë administruar mbi 1.5 milionë vaksina anti COVID. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së hënë janë administruar gjithsej 3,475 doza vaksinash, nga të cilat 917 janë dhënë si doza e parë, 2,509 janë rivaksinuar dhe 49 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Nga MSH thonë se deri në 18 tetor, gjithsej 799 mijë e 762 qytetarë janë vaksinuar me një dozë, prej të cilëve 763 mijë e 31 kanë marrë dy doza, ndërsa një mijë e 197 qytetarë morën dozën e tretë.
 
“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç”. “Sipas numrit të vaksinave të administruara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH.
 
 
GYLTENE SINANI