Maqedoni
Myftinia e Gostivarit përkujtohet ditëlindja e Muhamedit a.s.
19.10.2021 14:14
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai duke folur mbi jetën e Profetit Muhamed dhe mbi atë se si duhet vlerësuar kjo natë...

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai duke folur mbi jetën e Profetit Muhamed dhe mbi atë se si duhet vlerësuar kjo natë, mes tjerash tha se “ne myslimanët për çdo ditë jetojmë me të dashurin e Zotit, Muhamedin a.s., por kur e përkujtojmë ditëlindjen e tij në mënyrë më të mobilizuar me potencialet tona i kthehemi me shpirt dhe mendje të analizojmë për të nxjerrë ide edhe më të freskëta për të vazhduar rrugëtimin drejt vlerave që duhet afruar kohës së re dhe gjeneratave që vijnë në formimin e personalitetit të tyre që të jenë të gatshëm të mbajnë amanetin e të qenit njeri, prind, bashkëqytetar, bashkatdhetar dhe konstruktiv në hapjen e rrugëve drejt ardhmërisë së shëndoshë, sepse personaliteti i tij është i pashtershëm me ide të reja pa marrë parasysh kohën, vendin dhe zhvillimin intelektual të njerëzimit."
Më pas vazhdoi programi fetaro-kulturor i përgatitur enkas për këtë natë të shënuar. Përndryshe muslimanët në tërë Botën shënojnë Mevludin, ditëlindjen e profetit Muhamed, në ditën e 12-të të muajit Reibiul Evvel sipas kalendarit islam.
