Maqedoni
Raporti i Komisionit Evropian: RMV përgatitje mesatare për t’i filluar bisedimet
19.10.2021 17:13
Maqedonia e Veriut të zgjidh problemet e hapura bilaterale me Bullgarinë...

Maqedonia e Veriut të zgjidh problemet e hapura bilaterale me Bullgarinë sa më shpejt me qëllim që të hapet prespektiva evropiane e vendit. Eurokomesari për zgjerim Oliver Varheji, duke shpalosur pakon për zgjerim në PE, tha se BE ka humbur kredibilitetin për shkak të shtyerjeve të njëpasnjëshme të fillimit të bisedimeve me RMV-në dhe Shqipërinë. Potencoi vazhdimin me reformat e brendshme.
“Si KE jemi të bindur se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës së njëjtë dhe duhet të jetë pjesë e BE-së. Ndajmë histori të njëjtë, kontinent të njëjtë, interesa dhe vlera. BE s’është e plotë pa Ballkanin. Nëse Partnerët tani I bëjnë reformat, BE duhet ti bëjë punët e saja. Në fakt shtyerja e fillimit të bisedimeve me Shqipërinë dhe RMV-në ka pasur impakt negativenë kredibiliteitn e BE-së. Jemi në pritje të tejkalimit të çëshjteve bilaterale mes RMV-së dhe Bullgarisë dhe kjo çështe duhet të shihet si urgjente.”, tha Oliver Varheji, Eurokomesar për Zgjerim.
Komisioni Evropian e përshëndet punën e RMV-së në pjesën e përforcimit të demokracisë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, por sipas tyre, duhet angazhar edhe më tepër. Puna e kuvendit vazhdon por megjithatë KE vlerëson se ka polarizim të thellë mes pozitës dhe opozitës, për çka edhe shumë ligje kanë mbetur pa u votuar. Sinjalizojnë në përfundimin e legjislacionit zgjedhor dhe të respektohet inkluziviteti. Rekomandojnë parlamentin të respektojë demokracinë e pushteve si të ndara dhe mos luaj rolin e mbikqyrësit ndaj qeverisë.
“Nevojiten hapa konkret për të përforcuar rolin e parlamentit si forum konstruktiv për dialog, veçanërisht në pjesën e agjendës së reformave për BE. Qeveria duhet të vazhdojë me procesin e reformave dhe të fokusohet në implementimin e kornizës ligjore aktuale në vend se sa të fillojë iniciativa të reja sporadike. Shumë pak progres është arritur në implementimin e strategjisë për reforma gjyqësore të cilat në hollësi shprehen në rekomandimet e komisionit të Venecisë dhe grupit të ekspertëve për sundimin e së drejtës. Nevojitet implementim sistematik i planit aksionar për reformat gjyqësore dhe prokurorinë.”, thanë nga Komisjoni Evropian.
Komisioni Evropian me kritika edhe ndaj lirisë së mediave. Kërkojnë vazhdimin e zhvillimive për vet-rreugullim dhe të shënohen rezultate konkrete.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
