Maqedoni
Covid 19, 8 viktima, 472 infektime të reja, në 24 orë
19.10.2021 17:36
8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. 5 personat janë nga Shkupi, 2 nga Koçani dhe një nga Vinica. Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital. Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 6 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 18 shtator deri 12 tetor. Nga personat e paraqitur 4 kanë vdekur në spital ndërsa 2 në shtëpi.
Nga 3.431 testime të realizuara kanë rezultuar positiv 472 persona, prej të cilve vetëm në Shkup 222. Janë regjistruar edhe 498 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve183.972 janë shëruar, kurse 6.978 kanë ndërruar jetë. Në vend ka 6.719 raste aktive.
