Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Dimitriesvki ankohet për presion policor
19.10.2021 17:50
Kandidati i pavarur Dimitrievski, që garon në rrethin e dytë në Kumanovë...

Kandidati i pavarur Dimitrievski, që garon në rrethin e dytë në Kumanovë, ankohet për përndjekje policore si tentim për ta frikësuar.
“Tashmë tri javë, në komunën e Kumanovës ndihet torturë e paparë dhe presion nga zyrtarët policorë. Unë si kandidat për Kryetar dhe përkrahësit e mi si dhe anëtarë të shtabit “Për Kumanovën tonë” janë cak i ndjekjeve fizike nga ana e individëve të punësuar në SPB. Sot, pasi dola nga vendi im i punës dhe u drejtova kah mjeku im amë, për kontroll të rregullt... gjatë tërë kohës ishim të ndjekur nga një makinë “Shkoda Oktavia” e bardhë, pa shenja ngjitëse të policisë, por me tabela të policisë. Me këtë rast vozitësi im më njoftoi se bëhet fjalë për personin i cili është shofer i kryeshefit aktual të SPB – Kumanovë, Stojanço Veliçkoviq. Na ndaluan diku një orë e gjysmë. Kërkova sqarim nga ata, por nuk më dhanë, sepse bëhet fjalë për kontroll rutinor. Nuk është e vërtetë se kam vozitur makinë të pa regjistruar siç u publikua gjatë ditës, por përkundrazi makina të cilën e kam vozitur gjatë gjithë fushatës zgjedhore , është e regjistruar dhe me dokumentacion të rregullt. Makina është me dokumentacion dhe e marrë me lizing, nga një kompani, për të cilën kuptohet posedoj autorizimin e duhur. Ky është vetëm kontinuitet në përpjekje për t’i frikuar njerëzit e ekipit të Maksim Dimitrievski dhe mua si kandidat.”,- deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
