Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Mickovski fton opozitën në unitet
19.10.2021 18:17
VMRO DPMNE futet në rreth të dytë të zgjedhjeve lokale me 20 kandidatë për kryetar komune...

VMRO DPMNE futet në rreth të dytë të zgjedhjeve lokale me 20 kandidatë për kryetar komune që kanë shënuar avantazh ndaj kundërkandidatit që kanë në balotazh si dhe me kandidaten e pavarur për qytetin e Shkupit, e cila po ashtu është në avantazh.
Sipas kreut të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, koalicioni i kryesuar nga kjo parti, që në rreth të parë ka fituar 20 kryetarë komune, me pretendimet që ky numër të arrijë në 22 si dhe shumicën e këshilltarëve në pjesën më të madhe të Komunave dhe në Qytetin e Shkupit.
Pretendon se si koalicion në këto zgjedhje kanë fituar mbi 50 mijë vota më shumë se kundërshtari politik, koalicioni i kryesuar LSDM. VMRO DPMNE dhe partnerët e koalicionit ftuan opozitën në unitet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për të ndërruar pushtetin.
“Ftoj një opozitë të bashkuar, së bashku në qëllimin për një të ardhme të re dhe më të mirë. Çdo dallim në opozitë është më i vogël se qëllimi ynë që të rrëzojmë këtë pushtet që Maqedonia të ec para më të gjithë njerëzit. Opozitë e bashkuar e të majtëve, të qendrës dhe të djathtë, me një qëllim, rrëzimin e kësaj qeverie, të bantitizmit, varfërisë dhe apatisë.” , u shpreh kryetar i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski.
Sipas Mickovskit, rezultati i zgjedhjeve në rreth të parë ka dëshmuar vullnetin antiqeveritar dhe VMRO DPMNE është fituese. Pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale VMRO-DPMNE do të fillojë bisedimet me partitë e tjera për formimin e një shumice të re parlamentare, tha se Mickovski. Akuzoi se në rreth në të parë ka pasur blerje votash, mbushje të kutive të votimit, presione dhe shantazhe. Sipas tij kjo është e pritshme të ndodh edhe në rreth të dytë.
Ndërkaq, kandidati fitues për komunën e Ohrit nga radhët e VMRO DPMNE-së, Kiril Pecakov, njoftoi fitoren e tij që në rreth të parë dhe premtoi realizimin e të gjitha projekteve që ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore.
“Shumica e heshtur zgjodhi dhe përzgjedhja u dëgjua zëshëm. Pushteti morri shuplakë të fuqishme nga banorët e Ohrit pasi janë ngopur me premtime të parealizuara. Në Ohër të gjithë, padyshim e japin votën për VMRO DPMNE-në prandaj fituam me avantazh të madh që në rreth të parë. Lista fituese e këshilltarëve të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit Ripërtëritja e Maqedonisë dëshmoi se ka shpresë dhe sfidë që të krijohet dhe se nuk ka frikë të besojë në veten dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë.”,- u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Ohrit-VMRO-DPMNE, Kiril Pecakov.
Edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar i Komunës Manastir, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Toni Konjanovski, pret fitore në rrethin e dytë. Në ndërkohë do të vazhdojë fushatën për të rrëfyer të vërtetën e tij për Manastirin dhe programin zgjedhor.
“Votat që fituam në llogarinë time dhe të koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE, për Ripërtëritje të Maqedonisë, më jep forcë, energji dhe nxitje që me nder dhe dinjitet të vazhdojmë në rrugën që kemi përcaktuar.” – thotë Konjanovski.
VMRO-DPMNE ka fituar 19 kryetar komunash edhe atë në Shkup ka fituar në komunat Aerodrom, Butel, Kisella Vodë dhe Gazi Babë si dhe në komunat, Gradsko, Bosillovë, Veles, Vinicë, Zërnoc, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Karbinc, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sopishtë dhe Shën Nikollë.
SHPËTIM NUREDINI
