Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, “Besa” pret mbështetje nga të gjithë për Tetovën
19.10.2021 18:40
Kandidati i “Besës”, Bilal Kasami, garon në rrethin e dytë në Tetovë...

Nga “Besa” nuk duan të flasin për koalicione, thonë se kanë bashkëpunim me popullin.
“Çështja e parë është se nuk ka ne si të merremi vesh si partner koalicioni se do të ishte një tradhti klasike ndaj votuesve të cilët me 2 të 3 e votave kanë dënuar kryetaren aktuale të Tetovës. Ne atë që presim është qëndrimi dhe deklaratat të cilat edhe LSDM i ka thënë në të kaluarën se aty ku do të ketë betejë në mes dy partnerëve të koalicionit nuk do të ketë influencë dhe qytetarët duhet të vlerësojnë lirshëm. Nuk dua të japë deklarata në bazë të hipotezave që do të ngrihen, jemi të bindur se Tetova tash do të fitohet dhe nuk do të bën me Lëvizjen “Besa”, atë që kishte të bëjë me partitë politike ka përfunduar në raundin e parë, çdo parti e din peshën e vet ka këshilltarët dhe votat për listat e këshilltarëve tash është çështja për ndryshimin që ritet të ndodh. Çdo kush që është i gatshëm që ti prijë këtij ndryshimi dhe të bashkohet në rrugëtimin tonë ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë.”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes “Besa”, Arianit Hoxha.
