Botë
Covid-19 në Shqipëri: 616 qytetarë të infektuar dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit
19.10.2021 19:26
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 616 raste të reja me Covid-19...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 616 raste të reja me Covid-19 dhe nuk kanë mundur të fitojnë dot betejën me virusin vdekjeprurës 12 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 6289 pacientë aktivë me COVID19.
Janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki:
220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec, 13 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Krujë, Patos, 10 në Sarandë, 9 në Lezhë, nga 8 qytetarë Kukës, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Korçë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Tropojë, Devoll, 5 në Kuçovë, nga 4 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Dimal, Libohovë, Himarë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Tepelenë, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cerrik, Belsh, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Konispol, Roskovec, Mat, Dibër, Shijak, Has.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç.
Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Tetor 2021): Raste të reja ditore 616; Të shëruar në 24 orë 589; Të shtruar në spitale 148; Humbje jete në 24 orë 12; Testime ditore 3713; Testime totale 1,265,601; Raste pozitive 178,804; Raste të shëruara 169,674; Raste Aktive 6289; Humbje jete 2,841
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3076; Fier 710; Durrës 706; Shkodër 489; Elbasan 236; Berat 212; Lezhë 187; Gjirokastër 174; Kukës 162; Korçë 145; Vlorë 126; Dibër 66/Top Channel
