Maqedoni
Sektori civil duhet të jetë korigjues i demokracisë e jo pasiv
14.12.2014 16:00
Organizatat joqeveritare shqiptare nga ditë në ditë bëhen më pasive dhe inferiore sa i perket ngritjes se zerit ndaj dukurive negative që shpesh herë paraqiten në vendin tone...
Ky fenomen i pasivitetit tek sektori civil po shihet tash me nje kohe te gjate, kjo do te thote qe mungon zeri i tyre pavaresisht a eshte i pranueshem apo jo ai mendim ne opinion, te pakten te reagojne, sidomos kur behet fjale per çështje të rëndësishme, siç eshte ndryshimi i stemes, vleresimi ekstern per studentet, akcionet e DAP-it per mbyllje te dyqaneve per parregullsi ne pune, me prani te shtuar te njesive speciale policore, dhe per shume ceshtje te tjera.
Askush, apo shumë rrallë prej organizatave joqeveritare marrin guximin për të reaguar në opinion. TVM-2 kontaktoi shumë organizata joqveritare shqiptare në vend, por përveç nga Lëvizja “Për Vizion të përbashkët” dhe “Aksi” askusht tjetër nuk deshi të pronocohen ne këtë temë.
Ata pranojnë faktin se kohëve të fundit janë futur thellë në gjumë, por faji nuk është i tyre, thonë ata.
“Politizimi i shoqatave joqeveritre ka ndikuar të ketë një disbalans mbrenda organizatave joqeveritare do të thotë se nuk ka një konstruktivitet nuk ka një unitet mbrenda organizatave, që të dilet me një qendrim unik. Mirëpo çdo organizat merr vendimet e saj vetë për cilën çështje duhet reagoje dhe kjo është niveli saj.Ne na brengos si Lëvizje për vizion të përbashkët çështja pse nuk jemi unik, pse nuk jemi për një çështje të reagojmë një zëri kjo i ka mangësit e saj, mirëpo mendoj se problemi kryesor është te politizimi i tyre dhe çështja që dikush me çdo kusht ti politizojë ato”, shprehet Fitim Kryeziu nga lëvizja për “Vizion të Përbashkët.
“Reagimi i shpqatave qytetare duhet të jenë sa më të unifikuar duhet të vedisohen mirëpo duhet të dijmë edhe nje fakt se shumica e shoqatave vetem emrin e kanë se janë “joqeveritare” dhe “Jopartiake”mirëpo realiteti është shumë më ndryshme. Shumica e shoqatave janë të cilët dikush i udhëheqë dhe dikush i mbanë. Janë të pakta ato shoqata joqeveritare që vërtet bëjnë aktivitete dhe janë joprofitabile dhe jofitimprurëse dhe zëri i tyre pak dëgjohet”, shprehet Afet Jashari nga shoqata qytetare “AKSI”.
Këtë pasivitet te sektorit civil e vërejne edhe komunikologët. Sipas profesorit univerzitar Sefer Tahiri, heshtja e cila i ka kapluar shoqatat është për shkak se zëri i tyre nuk digjohet fare nga insitucionet ne vend.
“Sektori joqeveritar është pasiv edhe për shkakun se nuk ka ndonjë beneficion nga reagimi qytetarë dhe nuk merrën parasysh nga organet e shtetit. Këtu tek ne shpesh herë përzihen fenomenet kur sektori joqeveritar dëshiron të merr rolin e politikës, kjo nuk është në rregull dhe as e ndershme dhe në përgjithësi nuk është në natyrën e funksionimit të sektorit civil dhe është një lloj papërgjegjësie nga qytetarët. Nga ana tjetër konsideroj se sektori joqeveritar më tepër duhet të angazhohet në sferën të cilën eshte e destinuar . Duhet të ketë organizata të specializuara joqeveritara e jo organizata të përgjithshëme apo generalistat që merrën me çdo gjë edhe me asgjë”, shprehet komunikologu Sefer Tahiri.
TVM- 2 hapi këtë çështje me qëllim që organizmat joqeveritare ta kuptojnë rolin e tyre të vërtete që duhet ta kenë në shoqeri ,e ai rol nenkupton: korigjues i demokracise në vend, sepse një shoqeri e shëndoshe mund të jetë e tille vetëm nëse funksionon shtylla e shoqerisë civile.
REXHEP QAMILI
