MSH, sot nisi skriningu i nxënësve
Sot filloi skriningu i nxënësve...

Sot filloi skriningu i nxënësve në 9 shkolla të mesme të Shkupit. Parashihet të testohen 258 nxënës, ndërsa testimi krahas Shkupit do të vazhdojë edhe në 14 qytete tjera të vendit.
Nxënësit e shkollave të mesme do të testohen në një dhomë të veçantë në shkolla dhe nuk do të marrë më shumë se një minutë për një nxënës. E njëjta gjë, theksojnë autoritetet shëndetësore, është pa dhimbje dhe e sigurt, pra duke marrë një bris nga fyti dhe zgavra e hundës.
Qëllimi i skriningut është zbulimi i hershëm dhe ndoshta gjetja e bartësve asimptomatikë të virusit covid-19 midis nxënësve.
"Të dhënat përkatëse do të japin një pamje të plotë të transmetimit të virusit në shkolla, në interes të fëmijëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Prandaj, apelojnë te prindërit të japin pëlqim për këtë proces në mënyrë që të sigurohet mësimi në kushte të sigurta, pra me mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.
Skrinigu do të bëhet në shkollat fillore, dhe gjithsej 8,200 nxënës në territorin e vendit. Nxënësit zgjidhen rastësisht përmes ditarit elektronik, pas së cilës kërkohet pëlqimi i prindërve të tyre.
