Botë

Sulm terrorist në Damask, 13 të vdekur nga shpërthimi në autobusin ushtarak

20.10.2021 11:10

Një sulm me bombë në një autobus ushtarak....

Një sulm me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut ka lënë të vdekur të paktën 13 persona, ka thënë media shtetërore e Sirisë.

Makina është shënjestruar me dy pajisje shpërthyese, teksa ka kaluar urën Jisr al-Rais, pak pas agimit. Incizimet nga vendi i ngjarjes kanë treguar se autobusi është djegur tërësisht.

Ndonëse Siria ka qenë e përfshirë në luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë tejet të rralla.

Sulmi me bombë i së mërkurës është raportuar se është më vdekjeprurësi në Damask prej marsit të vitit 2017, kur të paktën 31 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës.

Grupi militant, Shteti Islamik, pati marrë përgjegjësinë për atë sulm. Për sulmin e së mërkurës ende askush nuk është shpallur përgjegjës, mirëpo ka dyshime se IS qëndron mbrapa, meqë ka kryer disa sulme kundër ushtrisë këtë vit në Siri.