Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska: Kushte për personat me nevoja të veçanta

20.10.2021 12:51

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska, u takua me përfaqësuesit e Lëvizjes “Polio Plus”...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska, u takua me përfaqësuesit e Lëvizjes “Polio Plus”. Premtoi kushte më të mira për njerëzit me nevoja të veçanta.

“Ajo që ne e kemi si përkushtim të përbashkët, është fakti që duhet t’u mundësohet personave  me nevoja të posaçme që të mund të praktikojnë në tërësi në jetën e përditshme të drejtat ligjore që i kanë. E ky dhe të jetë përkushtimi i çdo komune. Fillimisht të mundësojë qasjen e  lirë për të gjithë qytetarët, trajtim të njëjtë për të gjithë qytetarët, duhet t’i mundësohet çdo njeriu të mund të jetojë jetën e tij në tërësi, ashtu siç e meriton. Dhe unë besoj se me përkushtim të përbashkët do ia dalim në këtë mision tonin.”,- deklaroi kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.