Zgjedhjet lokale 2021, “Besa”: Bisedojmë, asgjë konkrete rreth koalicioneve
20.10.2021 13:10
Lëvizja Besa po diskuton rreth mbështetjes në raundin e dytë....

Lëvizja Besa po diskuton rreth mbështetjes në raundin e dytë për dy kandidatët ende në garë. Aktualisht thonë se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
“Për momentin nuk kam diçka konkrete për koalicionet përveç asaj që tha tashmë edhe kryetari i partisë, Bilall Kasami, njëkohësisht edhe kryetar i ardhshëm i komunës së Tetovës. Ne jemi të hapur për të gjithë por ne kemi koalicion me popullin, pa marrë parasysh përkatësia etnike, ne shkojmë që të fitojmë në raundin e dytë dhe ta bëjmë ndryshimin. Gjithçka bëhet për Tetovën, kurrë bëhet fjalë për Tetovën, këtu nuk duhet diskutuar as partia as përkatësia etnike, kështu që ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjithë…Ne jemi të kënaqur me rezultatin që kemi nxjerrë në raundin e parë, edhe pse kishte trysni dhe shantazh ndaj njerëzve u munduan që të shtrembërojnë rezultatin në vend të fundit por nuk ja dolën, pasi populli vendosi për ndryshim. Me këtë rezultat jemi të kënaqur dhe në raundin e ditë do të ngadhënjejmë.”,- deklaroi shefi i shtabit në Tetovë – Lëviza Besa, Sadat Sulejmani.
