Botë
Covid-19, vaksinimi i deputetëve i detyrueshëm në Kanada
20.10.2021 13:28
Ligjvënësit kanadezë do të duhet të vaksinohen kundër virusit Korona deri në fund të nëntorit...

Vaksinimi i detyrueshëm do të hyjë në fuqi më 22 nëntor, kur ligjvënësit do të takohen për herë të parë pas zgjedhjeve që u fituan nga partia e kryeministrit në detyrë Justin Trudeau.
Dëshmi se janë plotësisht të vaksinuar nuk do të nevojiten vetëm nga anëtarët e dhomës së komunave, por edhe nga stafi, administrata, gazetarët dhe konsulentët e tyre.
Ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore do të mundësohet të bëjnë një test të shpejtë Covid.
Futja e vaksinimit të detyrueshëm për deputetët është një shtrirje e një pakete kufizimesh të futura tashmë në parlamentin kanadez, siç është mbajtja e detyrueshme e maskës mbrojtëse dhe mbyllja për vizitorët.
