Maqedoni
PLD-DOM: Qytetarët të vendosin vetë për kë e japin votën
20.10.2021 13:43
PRSD, Partia Demokratike e Turqve, PLD dhe RDM demantojnë zërat se do e braktisin koalicionin qeverisës...

Megjithatë këta të fundit do i lënë qytetarët të vendosin vetë pa dhënë publikisht mbështetje për LSDM-në.
“Dua të mohoj spekulimet se kemi qenë në negociata për një shumicë të re parlamentare ose ndryshim, përmbysje të Qeverisë. RDM dhe LDP janë pjesë e shumicës parlamentare, partnerë koalicioni në qeveri. Këto janë votat e qytetarëve, Ne nuk i kemi në xhep dhe jam i bindur se qytetarët janë shumë të mençur dhe e dinë saktësisht se cili është kuptimi i pozitës së kryetarit të një komune. Tani në raundin e dytë do të mbështesin kandidatin, për të cilin besojnë se në 4 vitet e ardhshme do ta udhëheqin komunën në një drejtim pozitiv”,- tha kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin.
