Maqedoni

Ademi: Provimi shtetëror kontribon në cilësinë e arsimit

14.12.2014 16:28

Provimi shtetëror do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe nuk do të cenojë autonominë e universiteteve...

Provimi  shtetëror do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe nuk do të cenojë autonominë e universiteteve tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi gjatë prezentimit të propozimeve të reja që priten të bëhen në ligjin për arsim të lartë.
 
Me propozim ndryshimet e reja parashihet që provimi shtetëror të realizohet dy herë gjatë studimeve, ndërsa provimi do të përmban pyetje të mësuara gjatë viteve të studimit. 
 
“Qeveria konsideron që provimi shtetëror do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë në mënyrë pozitive në arsimin e lartë dhe gjatë marrjes së vendimit në fakt të propozimit jemi bazuar në parimet që të mos cenohet autonomia e universiteteve, mos të cenohet procesi i Bolonjës, mos të jetë ngarkesë shtesë për studentët dhe universitetet, mos të ketë efekt retroaktiv dhe të gjithë këtë ta realizojë Këshilli për Akreditim dhe Evaulim”, shprehet ministri i arsimit Abdilaqim Ademi.
 
Përpos propozim ndryshimeve të ligjit për arsim të lartë u prezentuan edhe ndryshimet për arsim fillor dhe të mesëm me të cilat parashihet themelimi I Akademisë së Mësuesve I cili sipas Ademit do të funksionoj si subjekt i vecantë juridik.
 
Me këto ndryshime, studentët nuk mund të punësohen si mësimdhënës nëse nuk kalojnë provimin e Akademisë së Arsimtarëve dhe nuk marrin licencë.
 
“Studentët që kanë të përfunduar fakultet pedagogjik do të kenë trajnim 8 mujor në Akademinë e Mësuesve kuptohet se do të ketë provim pranues, 4 muaj do të jetë pjesa teorike dhe 5 muaj pjesa praktike. Pjesën praktike do ta kryejnë në njërën nga shkollat në të cilat do të ketë mësimdhënës me kualifikimin mentor ose këshilltar dhe në fund do ti nënshtrohen provimit përfundimtar. Në fund pas dhënies së këtij provimi kandidatët do të pajisen me Licencë për Mësues dhe me këtë u garantohet vendi i punës”, shprehet ministri i arsimit Abdilaqim Ademi.
 
Sipas Ademit me Ndryshime do të ketë edhe në ligjin për mësimdhënësit me të cilën do të  definohen kushtet se kush mund të punësohet si mësues në periudhën e ardhshme, por do të definohet edhe zhvillimi i karrierës dhe profesionit të mësimdhënësit.
 
Do të ketë kualifikime ai mësues, mësues këshilltar dhe mësues mentorë. Çdo kualifikim në karrierë nënkupton edhe rritje të rrogës që d.m.th rritje të rrogës do të ketë në bazë të dy momenteve, e para nëse mësuesi licencohet do të merr 3 mijë denar pagë shtesë dhe e dyta, nëse arrin të kualifikohet në mësues mentor apo këshilltar ’tha  Ademi.
 
RINA TURKESHI - SAHITI