Radozhdë, rrëshqitja e dheut shkaktoi dëme në rrugë

20.10.2021 13:52

Një rrëshqitje e madhe toke ka ndodhur....

Një rrëshqitje e madhe toke ka ndodhur nëvendbanimin turistik Elen Kamen në Strugë. Shkëmbij të shumtë mbuluan rrugën për në fshatin Radozhdë, me crast u shkaktuan vetëm  dëme të mëdha në rrugë dhe trotuar.

Autoritetet nga “Rrugët e Maqedonisë” shpejt e pastruan rrugën, por shkëmbinjtë që hodhën përgjatë bregut të vendbanimit dëmtuan gypat e ujit.

Problemi më i madh është se një pjesë e shkëmbit të plasaritur varet ende në hyrje të venbanimit dhe kërcënon një rrëshqitje të re të madhe toke, e cila mund të dëmtojë rëndë kalimtarët.

“Në gusht, ne njoftuam autoritetet lokale dhe shtetërore me shkrim për të riparuar shkëmbin Radozhdë-Elen Kamen sepse ekziston mundësia e rrëshqitjes së tokës. Dhe kjo na ndodhi,  faleminderit zotit që nuk kishte viktima, por ka dëme të mëdha” – tha Kryetari i Bashkësisë Lokale në Elen Kamen, Emil Poposki.

Kërkojmë instalimin urgjent të njëfarë izolimi, mbizotërimi të rrjetës ose shkëmbit sepse dimri, akulli dhe dielli do të rrisin erozionin dhe do të bëjnë dëmin që nuk është i dëshiruar nga askush.

Një herë ne apeluam dhe ata nuk na morën seriozisht.

Mesatarisht, rreth 500 mysafirë vizitojnë vilat në vendbanimin Elen Kamen, gjatë një vikendi,  dhe numër i madh i automjeteve kalojnë drejt fshatit Radozhdë. Vendasit po kërkojnë vendosjen e rrjeteve nëpër shkëmbinjtë, për siguri më të madhe të banorëve. (Ilmije Zhaku, TVM2)