Maqedoni
Raporti i progresit për RMV-në nga KE, Ruzhin: Ishte pasqyrë reale e shtetit
20.10.2021 15:26
Raport progresi më i ri i KE-së për Maqedoninë e Veriut në përgjithësi pasqyron gjendjen reale të shtetit, thotë për TVM2....

Raport progresi më i ri i KE-së për Maqedoninë e Veriut në përgjithësi pasqyron gjendjen reale të shtetit, thotë për TVM2, ish ambasadori, Nano Ruzhin. Kritikat në fushat si: lufta kundër korrupsionit, reformat në gjyqësor, administratën publike dhe liria e mediave, ka progres më të ngadaltë, dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së angazhimit që kërkojnë reformat, thotë ish ambasadori Ruzhin.
“Të dyja palët janë fajtorë. Ne dëshmuan jostabilitet, jokonzistencë, ishim joparimor në raport me luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit… Thjeshtë, vështirë ballafaqohemi me këto dukuri…Kemi mungesë energjie dhe guximi për të bërë reforma... Nga ana tjetër, Ballkani Perëndimor ka një reputacion negativ, si hapësirë e armiqësisë permanente, konflikteve, keqkuptimeve, relacioneve të këqija ndërshtetërore. D.m.th. gjithmonë ka diçka për të cilën Ballkani vihen në shkallën e fundit të stabilitetit dhe evropianizimit.”,- deklaroi ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Eurointegrimi i vendit, Ruzhin: Ka optimizëm mesatar për fillimin e bisedimeve
Perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut nuk varet vetëm nga problemi me Bullgarinë, por dhe për shkak të ndasive brenda shteteve evropiane. Në kontestin dypalësh mes Shkupit dhe Sofjes ekzistojnë parashikime optimiste se pas zgjedhjeve në Bullgari, çështja mund të zgjidhet, thotë Ruzhin.
“Mendoj se na bëhet padrejtësia më e madhe sepse janë bërë tri marrëveshje ndërsa sërish kemi pengesa të caktuara, që na i bëjnë shtete të caktuara, qoftë Franca, Gjermania, Danimarka apo edhe shtetet e hapura, Bullgaria, Greqia… Në raport me zgjidhjen e kontestit me Sofjen mund të jemi gjysmë optimist… Të shohim se çka do të ndodhë në Bullgari pas 15 nëntorit dhe të presim vendim pozitiv.”,- u shpreh Ruzhin.
Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varheji, siguroi se Komisioni Evropian do të vazhdojë kontaktet me funksionarët e shteteve në kontest, që të tejkalojnë dallimet dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në fund të dhjetorit. BE duhet të tregojë maturi sepse prolongimet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe RMV-në, ka ndikuar në uljen e besueshmërisë së vet Bashkimit Evropian.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
