Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski kërkon votë për rrethin e dytë
20.10.2021 15:46
Kandidati i GROM për Karposhin, Stevco Jakimovski premton fushatë pozitive edhe në rrethin e dytë....

Kandidati i GROM për Karposhin, Stevco Jakimovski premton fushatë pozitive edhe në rrethin e dytë. Thotë se nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës.
“Në rrethin e dytë do të bëjmë fushatë pozitive t’i qartësojmë projektet tona për disa rajone të vogla me qëllim që të dihet se çfarë do të investojmë dhe në ato pjesë. Na duhen pak mjete për të evituar disa problematika që do të thotë me shumë të vogël të parave, qytetarëve do t‘u zgjidhen problemet. Njëkohësisht do t’i informojmë qytetarët se çfarë nuk do të bëjmë ne, ne nuk do të bëjmë gabimet e së kaluarës. gjithsesi fushata jonë është e drejtuar që të nxjerrim numër sa më të madh të qytetarëve që të japin votën e tyre për atë që mendojnë se duhet të udhëheq me komunën e Karposhit. Menjëherë do të fillojmë me ndërtimin e 4 çerdheve për fëmijë, pasi që 800 fëmijë për momentin nuk janë të kyçur në çerdhe.”,- tha kandidati për komunën e Karposhit - GROM, Stevçe Jakimovski.
